8 Maj, 2022

Fotot nga paparazzi/ Kush janë dy ministret që lagen në shi


Në ditët me shi jemi mësuar t’i shohim deputetët edhe më të kujdesshëm, ku shpesh zgjedhin të mbajnë çadrën vetë apo edhe të kenë pak ndihmë. Por ka edhe nga ato që duket se tregohen të pakujdesshme ndaj motit, duke e ‘pësuar’.

Flasim këtu për dy ministret që duket se kanë kaluar disa momente jo fortë të mira në seancën plenare. Edona Bilali dhe ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, kanë lënë sallën e Parlamentit, duke u lagur në shi.

Të dyja zonjat nuk kishin çadër me vete dhe madje as kolegë që mund t’i asistonin në ato momente, ndaj dhe për disa sekonda janë lagur në shi. Megjithatë mund ta quajmë një shi vere, jo me intensitet të madh dhe, për rrjedhojë, jo i dëmshëm për dy ministret, që pas pak sekondash në shi, kanë arritur në automjetet e tyre të sigurta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al