8 Maj, 2022

Fotot nga paparazzi/ I saporikthyer në Parlament, Pandeli Majkos tani i “shërbejnë”


Pandeli Majko rikthehet në Parlament. Vetëm se ky rikthim nuk ishte falë votave apo zgjedhjeve. Vendi që Alqi Bllako la pas pasi u arrestua, i takoi një prej deputetëve më jetëgjatë.

Kështu, Pandeli Majko tashmë si deputet ka një rutinë të re, ku përfshihet edhe prania e tij në seancat plenare. Dhe si një politikan korrekt, ai nuk lë asnjë seancë pa marrë pjesë.

Ndërkohë, si një politikan klasik, në ditët me shi ai asistohet nga shoferi i tij. Ashtu siç shihet edhe në fotot e siguruara nga paparaci ynë, deputeti i Partisë Socialiste ka mbërritur në Parlament, së bashku me shoferin, që deri te hyrja e sallës i ka mbajtur çadrën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al