1 Maj, 2022

Fotot nga paparazzi/ Greg Rama shfaqet në Bllok mes syve kureshtarë


Djali i madh i Kryeministrit Rama ka zgjedhur një profil të ulët publik.

Greg Rama zgjedh rrallë të shoqërojë të atin në eventet publike. Edhe në rrjetet sociale, ai zgjedh të pasqyrojë punën dhe angazhimet e karrierës, duke qëndruar larg politikës. Ndaj është gjithnjë e veçantë teksa e sheh krejt të çlirët, duke shëtitur në rrugët e Bllokut. Paparaci ynë ka e ka fotografuar Gregun teksa ecte në këmbë në Bllok.

Ashtu siç shihet edhe nga fotot, djali i Kryeministrit ka qenë i shoqëruar nga një tjetër person dhe i pashqetësuar nga sytë e kureshtarëve, ai ka vijuar shëtitjen e tij. I njohur për stilin e tij sportiv dhe casual, Greg nuk zhgënjeu as këtë herë me pamjen e tij. I veshur me ngjyra të errëta, Greg, si një artist i vërtetë, ka bërë thyerjen me një të kuqe minimaliste. Por më shumë se për stilin, të shumtë kanë qenë sytë kureshtar që kanë ndjekur Greg në këtë ecje të tijën, krejt i shkujdesur

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al