8 Maj, 2022

Fotot nga paparazzi/ Elia Zogu shëtit me babanë dhe të bijën, por nuk e lëshon shishen e vajit nga dora


Elia mban titullin princeshë. Që pas martesës së saj me Princ Lekën, Elia Zogu është pjesë e familjes mbretërore. Nëse jashtë Shqipërisë do të shikonim një personazh mbretëror në të tillë pozë, do të ishte padyshim lajmi i vitit.

Por në vendin tonë, Elia dhe Leka kanë zgjedhur një profil të ulët, duke u bërë pjesë e mediave edhe në të përditshmen e tyre. E tillë është edhe fotografia që paparaci ynë ka shkrepur këto ditë në qendër të qytetit. Fare pranë shtëpisë së tyre, Elia shfaqet si një person i zakonshëm, ku po shëtit me vajzën e çiftit, Geraldina dhe babain e saj, Gjergjin.

E veshur casual, me një fund të gjatë, pulovër dhe xhup, Elia e kishte plotësuar këtë veshje me çizmet e sheshta që mbante veshur. Madje krejt e çlirët, ajo mbante në dorë edhe një shishe vaji, që me gjasa, sapo e kishte blerë. E përqendruar në bisedë, me babain e saj, ajo ka kaluar disa momente ku të tre bashkë kanë shfrytëzuar kohën në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Veç shishes së vajit, aktorja mban në dorë edhe telefonin, që e ka lidhur me kufjet, duke sjellë portretin e një gruaje që bën gjithçka, që nga mëmësia, deri te karriera, që duhet thënë është në një moment të mirë të sajin.

Ndërkohë, vetëm pak kohë më parë, “Panorama Plus” publikoi fotot ku Princ Leka përkujdesej për vogëlushen Geraldinë. Leka është treguar shumë i kujdesshëm që Geraldina ta shijojë kohën me të në një pasdite si baba e bijë. I veshur sportiv dhe me atlete, Princi nuk është shqetësuar aspak për shkrepjet e fotove, por e ka kaluar kohën me të bijën dhe miqtë e saj të vegjël.

Shpesh në rrjetet e tij sociale, Princi ka publikuar foto nga e përditshmja e tij me vogëlushen. Geraldina është tashmë shumë 19 e njohur në rrjetet sociale, pasi si mami Elia, ashtu edhe babi Leka, kanë publikuar copëza nga pushimet me Geraldinën apo shkrepje të tjera nga e përditshmja e tyre. Edhe Elia ka folur shpesh për ndihmën që ka pasur në rritjen e vajzës së tyre, duke theksuar ndihmën e prindërit të saj. Ashtu siç e ka thënë shpesh, prindërit e saj, ndonëse të ndarë, e kanë ndihmuar në mëmësinë.

Aktorja e famshme Yllka Mujo dhe ish-bashkëshorti i saj, Gjergji, kanë një raport të mirë, duke treguar mbështetje për dy fëmijët e tyre dhe tashmë edhe për mbesën e vogël. Aktorja e njohur Yllka Mujo dhe Gjergj Zaharia i kanë dhënë fund martesës së tyre që në vitet 90’, por shpesh ata janë fotografuar së bashku. Edhe sot e kësaj dite dyshja shfaqen në çdo eveniment së bashku si një familje.

Vetëm pak ditë më parë, Gjergji festoi ditëlindjen dhe në foto nuk mungonte krah fëmijëve as Yllka Mujo. “70 vjet me zemrën plot”. Gjithashtu, nuk ka munguar dhe urimi i Amosit për të atin e tij në “Instagram”. “Gëzuar 70-vjetorin. Qofsh i lumtur përherë”, ka shkruar aktori krahas fotos së postuar. Në fotot e publikuara, familja duket shumë e lumtur pranë njëri-tjetrit, teksa festojnë ditëlindjen e Gjergjit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al