24 Prill, 2022

Fotot nga paparazzi/ Deputeti zgjedh bordurën për t’u ulur


Bledion Nallbati është një ndër deputetët e rinj në këtë legjislacion. Megjithatë, përvoja e tij politike ka qenë si kryebashkiak i Devollit disa vite më parë.

Duket se Nallbati nuk është mësuar ende me dinamikën që kanë komisionet, seancat plenare, diskutimet politike dhe gjithçka tjetër që ka detyra si deputet. Ndoshta nisur nga të gjitha këto, ish-kryebashkiaku ka vendosur të marrë disa sekonda pauzë. Krejt ndryshe nga sa jemi mësuar t’i shohim kolegët e tij, deputeti i Korçës është fotografuar i ulur në bordurën e Parlamentit.

I përqendruar te telefoni i tij, Ballbati ndoshta nuk e ka kuptuar se teksa kolegët e tij hynin e dilnin, ai po kalonte disa minuta në një pozë krejt të pazakonshme.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al