1 Maj, 2022

Fotot nga paparazzi/ Delina Ibrahimaj dhe Elva Margariti, kombinim kuq e zi


Kohë të vështira për qeverinë tonë, madje për të gjithë vendet e botës. Teksa vendi po përballet me një krizë ekonomike, angazhimet e kabinetit qeveritar janë shtuar. Ndaj kjo është arsyeja që më shpesh shohim në ekran ministren e Financave.

Megjithatë, veç asaj që kemi parë nga ana politike, duhet thënë se detaji që kemi vënë re tek ajo është pa dyshim ‘code-dress’ i zi që zgjedh gjithmonë. Delina Ibrahimaj është shfaqur në thuajse çdo dalje me veshje të zezë. Ndaj këtë herë ishte vërtet një ndryshim ta shihje me ngjyra të ndezura.

Ministrja e Financave kishte zgjedhur këtë herë një kostum të kuq, por ajo që na bëri edhe më shumë përshtypje ishte kombinimi me ministren e Kulturës. Ajo, së bashku me Elva Margaritin, kanë ecur për disa metra së bashku. Dhe ne jemi të sigurta që as ato vetë nuk e kanë kuptuar kombinimin kuq e zi që kanë bërë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al