13 Mars, 2022

Fotot nga paparazzi/ Basha hyn me ‘shokë’, por del vetëm


Kryedemokrati gjendet në ditë të vështira lidhur me pozitat e tij në parti. Dhe kjo foto duket si një paralelizëm mes asaj që i ndodh në aktualitetin e tij politik.

Pas humbjes që pësoi PD në zgjedhjet e 6 marsit, të shumtë janë zërat që kanë kërkuar largimin atij. Përmendim këtu edhe bashkëpunëtorët më të ngushtë si Grida Duma, Ervin Salianji dhe disa deputetë të tjerë. Seanca e ditës së martë ka bërë edhe njëherë bashkë grupin parlamentar të PD, ku në krye ishte kryetari i partisë.

Ashtu si shihet edhe në shkrepjet e siguruara nga paparaci ynë, Lulzim Basha hyn i shoqëruar nga disa deputetë në parlament, por del nga aty krejt i vetëm. Madje ai ka bërë disa hapa në këmbë, nëpër shi, duke mos pasur pranë as bashkëpunëtorët e tij, dhe as shoferët për ta asistuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al