7 Janar, 2023

Fotot nga paparazzi/ Alban Dudushi si nuk e kemi parë kurrë,me pantallona të shkurtra dhe për vrap nga Blloku


Moderatori shumë i dashur për publikun, Alban Dudushi, është distancuar prej disa kohësh nga vëmendja mediatike. Ishim mësuar ta shikonim prezantuesin në një emision që trajtonte tema sociale dhe kulturore në “Top Show Magazine”, por tashmë Albani i ka hyrë botës së politikës, ku ka marrë në drejtim dhe një emision të tillë në “Vizion Plus”.

Së fundmi, moderatori është fotografuar nga paparazzi ynë në rrugët e “Bllokut”, duke bërë vrap. Ndryshe nga kostumet dhe veshjet serioze, me të cilat jemi mësuar ta shikojmë Dudushin, ai kishte veshur pantallona të shkurtra në mesin e stinës së dimrit, xhup sportive, kapele dhe syze dielli.

Tashmë që i ka hyrë dhe të 50-tave, prezantuesi përpiqet të kryejë aktivitete fizike në kohën e tij të lirë.

Kujtojmë se Albani është njohur me bashkëshorten e tij, moderatoren Bieta Sulo për herë të parë kur ajo kishte shkuar në audicione për të punuar si gazetare e “Top Show” në vitin 2005. Moderatorja ka treguar më parë se fillimet e tyre kanë qenë plot ulje-ngritje dhe madje pas një zënke ata nuk folën për plot pesë muaj. “Ka qenë një moment në jetën tonë si çift që u ndamë, në 2011-n.

“Nga këto ndarjet përgjithmonë, i thamë njëri-tjetrit nuk ka më kthim mbrapa dhe u ndamë vërtet për rreth 5 muaj. Ka qenë si kjo periudhë, gjithë verën e kemi kaluar vetëm. Unë me gocat, Albani me shoqërinë dhe diku nga darka dërgonte ndonjë mesazh Albani. Dhe një nga mesazhet që doja të veçoja ka qenë “love is a ring on telephone”. Unë isha në gjumë, ora 4 e mëngjesit, e pashë dhe thashë kushedi do ta ketë nisur gabim, kush e di ku do jetë.

Më vonë pasi u pajtuam ai kishte qenë duke dëgjuar këtë këngë “Because the night”, nga Patti Smith dhe vargu ‘love is a ring on telephone’ që ai më dërgoi në telefon është në dy kuptime. Ring në anglisht ka kuptim edhe unazë edhe zile, dhe ai e kishte që dashuria mund të jetë zile, por mund të jetë edhe se pavarësisht se s’kemi letra, s’kemi martesa, s’kemi unaza, jemi bashkë. Sa herë dëgjoj këtë këngën edhe më prek, sepse kujtoj momentin kur s’ishim me njëri-tjetrin, por është edhe premtim nga ana tjetër”, rrëfeu disa kohë më parë Bieta.

Shumë e emocionuar, Bieta ka kujtuar dhe momentin kur bashkë me Albanin i treguan vajzës së moderatorit, Joelle, të cilën e ka me bashkëshorten e tij të parë, se do të bëhej motër e madhe. Ajo e kishte pritur shumë mirë këtë lajm, madje e kishte mbajtur sekret deri kur moderatorja arriti në muajin e tretë të shtatzënisë për t’ia treguar familjes së saj dhe të Albanit.

Sulo ka treguar se ka një marrëdhënie shumë të mirë me vajzën e partnerit të saj. Pavarësisht se ka ardhur në jetë nga martesa e parë e Albanit, Joelle është prezente kudo që është edhe Kroi, djali i Bietës. Ata shfaqen bashkë në festa e pushime, duke u bërë kështu pjesë e pandarë e familjes. Gjatë një interviste, Sulo zbuloi se shpesh bën edhe “thashetheme” me Joellen. “E kam shoqe të ngushtë. Bëjmë disa muhabete që jo të gjitha ia themi Albanit. Ka edhe ndonjë kritikë nëpër të, por jo! Nuk e shajmë Albanin, sepse ai është babai më i mirë në botë”, tha moderatorja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al