23 Tetor, 2022

Fotot nga paparaci/ Kush janë VIP-at në radhë për në bank, Olsi Rama ‘lë në pritje’ Fatmira Hajdarin


Jemi mësuar që personazhet e famshëm ti shikojmë në ekran, të kuruar dhe gjithnjë brenda kornizave. Por edhe ata, si të gjithë kanë angazhimet që duhet ti përmbushin në të përditshmen e tyre. Kjo që po sjellim më poshtë është një përzgjedhje e rastësishme e tre personazheve, që duket se kanë pasur punë në bankë.

Më konkretisht, Olsi Rama, Fatmira Hajdari dhe Ingrid Gjoni janë fotografuar nga paparaçi ynë, teksa shfaqen duke mbaruar detyrimet e tyre në bankë. Këngëtarja Ingrid Gjoni prej vitesh i mungon mediave. Kjo sepse vetë artistja ka preferuar të fokusohet tek karriera e saj, duke zgjedhur netët live si dhe tek angazhimi i saj si nënë. Paparaçi ynë e ka fotografuar jashtë bankës, teksa ka qenë pa make-up dhe ka preferuar të vendosë syze dielli si për t’u maskuar.

Nga ana tjetër këngëtarja shfaqet me disa kilogram më pak, ku duhet thënë duket shumë në formë. Ingridi ka rreth 20 vite që merret me muzikë, gjithnjë në qendër të vëmendjes për jetën e saj artistike, por shumë pak informacion për atë private. Ingrid Gjoni ka ditur gjithnjë si të jetë në modë dhe e pëlqyer me muzikën që bën, pavarësisht se trendet ndryshojnë shumë shpesh dhe mjaft këngëtarë të rinj kanë populluar tregun muzikor. Nënë e një djali, Paridit, Ingrid Gjoni nuk ka stopuar për asnjë moment me muzikën.

Ndërkohë, edhe në planin personal duket që jeta e Ingrid Gjonit po shkon shumë mirë. Me siguri që financat e saj duhet të jenë në nivele të pëlqyera me kaq aktivitet muzikor, por nga ana tjetër duhet thënë se ajo, edhe nga familja ka qenë gjithnjë shumë mirë ekonomikisht. Madje, Ingridi nuk ka ngurruar që të tregojë herë pas here në intervista se ku jeton dhe të ndajë me fansat e saj ambientet e apartamentit të saj në Tiranë.

Duket se këngëtarja punët e saj në bankë, që kanë të bëjnë me financat e saj zgjedh ti mbarojë vetë. Një tjetër personazh që duket shumë i fokusuar tek bankomati, është edhe vëllai i kryeministrit Rama. Jemi mësuar ta ndeshim shpesh në rrugët e Bllokut dhe për të gjithë frekuentuesit e kësaj zone, Olsi është ndër vizitorët më të shpeshtë.

Ndaj edhe kjo ndalesë e tij tek bankomati, duket si një skenë tërësisht normale. I veshur me të shkurtra, Olsi ndoshta pa vetëdije ‘i ka zënë rradhën’, Fatmira Hajdarit. Ashtu si mund të shquhet edhe në foto, teksa vëllai i kryeministrit ka qenë duke kryer veprime në bankomat, ishgjyqtarja, Hajdari ka qenë duke pritur në rradhë, krah tij.

Ajo e ka shfrytëzuar këtë kohë për të biseduar me një të njohurin e saj, ndërsa Olsi Rama dukej sikur e kishte marrë me nge. E veshur me të zeza dhe si gjithnjë me taka të larta, ajo as nuk kthen vështrimin nga i vëllai i Ramës. Ishgjyqtarja i ka pasur të rralla daljet televizive, duke zgjedhur një model diskret. Megjithatë ajo ka folur për jetën e saj me Azem Hajdarin, për t’ju rikthyer edhe njëherë historisë tragjike.

Nga ana tjetër, e bija, Rudina Hajdari e ka përkufizuar si një person të fortë mamanë, duke zbuluar me ndjekësit edhe momentet e vështira në familje. “Mbaj mend momentin që mamaja ime po kalonte një situatë të vështirë. Aty ishte një moment pikant për jetën time personale, sepse unë jam shumë krenare për nënën time, për familjen time. Ajo ka rritur 3 fëmijë me sakrificat e veta. Në atë moment ishte e vështirë”, u shpreh Hajdari.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al