26 Nëntor, 2017

FOTOT/ Deputetët që kanë disa makina, sfilatë luksi në Parlament


Ndërkohë që në media dalin përditë deklarata të pasurive të politikanëve dhe sidomos të deputetëve, të dorëzuara në ILKPD, paparaci ynë sjell foto se çfarë makinash përdorin ata në jetën e përditshme.

Ndërkohë që shumica e deputetëve vijnë në Parlament me makina superluksoze, ka prej atyre që përdorin më shumë se një.

Natyrisht nuk përjashtohet mundë- sia që mund të jenë makina të familjarëve, por ama teksa i sheh, duken si sheikë të vërtetë. Makina të markave më të mira, tip i fundit, pamje impresionuese në kontekstin e një Shqipërie të varfër.

Deputeti i Partisë Socialiste, Bashkim Fino, është parë të vijë në Parlament me dy makina të ndryshme, siç i shikoni edhe në foto. Një herë me fuoristradë “Range”, të kuqe dhe një herë tjetër me një “Benz”, ku në timon ishte i biri.

Ndërkohë, deputeti i LSI-së, Luan Rama, ka ardhur në Parlament me një “Mercedes” dhe një herë tjetër me një fuoristradë “Porsche”. Vlerat e makinave nuk keni nevojë t’jua themi, sepse ato dihen tashmë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al