28 Dhjetor, 2017

FOTOT/ Çfarë ofron sheshi “Skënderbej” në këto ditë festash


Nuk ka rëndësi aspak mosha, nëse janë të rritur apo fëmijë, të gjithë dëshirojnë të bëjnë një foto kujtimi. Kujtim nga një vit në prag të ikjes, por edhe kujtim nga vetë pema e zbukuruar bukur. Sheshi “Skënderbej” i njohur ndryshe si sheshi i të gjithë shqiptarëve, është kthyer pas transformimit që pësoi nga Bashkia e Tiranës, në një nga vendet më të frekuentura nga vizitorët.

Edhe pse mëngjes, qytetarët zgjedhin të konsumojnë kafen e mëngjesit nën shoqërinë e njerëzve të dashur, pikërisht tek sheshi I zbukuruar si kurrë më parë prag fundvitit.

Në “Fshatin e Festave” të vendosur në brendësi të sheshit “Skënderbej”, gjenden të vendosura shumë shtëpiza të dekoruara në mënyrë të veçantë. Aty ofrohen shërbime të ndryshme për vizitorët. Dikush preferon të blejë libra për fëmijë, dikush tjetër mund të zgjedhë të argëtohet me lodrat e ndryshme të pranishme apo të shijojë një gotë verë të ngrohtë të ofruar nga shtëpizat.

Mbrëmjet janë edhe më të bukura për të gjithë ata që zgjedhin të frekuentojnë sheshin. Në mes dritat shumëngjyrëshe që ndriçojnë sheshin gjatë orëve të vona, muzika e zhurma mbetet karakteristike në këto kohëra. Për këdo që kërkon të “rizgjojë” argëtimin brenda vetes, mund të vizitojë sheshin dhe të shijojë “aromën” e festave nën tingujt e bukur të këngëve të Vitit të Ri.

38452670275_c75548b799_k26114419_1961237213891355_1258541005922527570_o26023809_1961237583891318_8876354048973409019_o25660074_1961237537224656_8507685441487794305_n24852453_1943712615643815_6363137892094809977_n

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al