30 Prill, 2020

FOTOLAJM/ “U goditëm me shpulla”- Pas sherrit me grushte me Ledio Lako, Gent Hazizi shfaqet në publik me syrin e nxirë


Pas sherrit me grushte me kolegun e tij Ledio Lako, aktori Gent Hazizi është shfaqur në publik me sy të nxirë.

ledio lako gent hazizi

Shenjat e nxirjes në syrin e tij u vunë re ndërsa zhvillonte një bisedë live në Instagram me aktorin e humorit Florian Binaj.

Aktoret u përfshinë në një konflikt fizik mesditën e së hënës në Tiranë  në bulevardin “Gjergj Fishta” dhe u desh ndërhyrja e Policisë për t’i ndarë.

Pjesëmarrës në sherrin fiziik mes tyre ka qenë edhe një mik i Hazizajt, Elton Myftiu.

gent hazizi1

Policia raportoi se Lako i gjuajti Hazizajt me dorezë hekuri. Por në një intervistë për Panorama.al, aktori tha se janë gjuajtur vetëm me shpulla.

gent hazizi

MOTIVI

Shkaku i sherrit të bujshëm mes aktorëve të njohur të humorit shqiptar, Ledio Lako dhe Gentian Hazizi nis me disa komente në rrjetet sociale. Mësoht se sherri, ku nuk munguan dhe grushtet e mjetet e forta, nisi pasi dy aktorët ishin takuar për t’u sqaruar lidhur me disa keqkuptime krijuar nga disa komente në “Instagram”.

Në takimin sqarues ka qenë edhe shoku i Gentian Hazizit, Elton Myftiu, i cili dyshohet se është bërë dhe shkaku i përplasjes mes aktorëve. Kjo, për faktin se, teksa dy aktorët kanë qenë duke u sqaruar për keqkuptimet, Myftiu ka ndërhyrë dhe ka sharë Ledio Lakon.

Ky i fundit i është përgjigjur me grusht, ndërsa ka ndërhyrë menjëherë Genti për t’i ndarë, por në sherr e sipër Lako ka goditur edhe humoristin 47- vjeçar. Ngjarja ka ndodhur ditën e hënë, në bulevardin “Gjergj Fishta”, ndërsa sipas Policisë, aktori Ledio Lako ka goditur me përforcues grushti, metalik, shtetasit Gentian Hazizi dhe Elton Myftiu.

Gentian Hazizi dhe Elton Myftiu
Gentian Hazizi dhe Elton Myftiu

PROTAGONISTET

Sherri mes dy aktorëve të njohur, Ledio Lako dhe Gentian Hazizi ka qenë lajmi që ka bërë bujë ditën e djeshme. “Panorama.al” ka kontaktuar dy personazhet, të cilët ditën e djeshme janë përfshirë në një sherr fizik, që sipas Policisë ka degraduar dhe në përdorimin e mjeteve të forta.

Fillimisht u kontaktua nga gazeta aktori Gentian Hazizi, për ta pyetur për përplasjen me kolegun Ledio Lako. Hazizi nuk e ka mohuar ngjarjen, por ka preferuar të mos e komentojë atë.

Nuk kam çfarë të them. Nuk kam asnjë lloj komenti për të bërë”, tha Gentiani. Ndërkohë që Ledio Lako tha thënë se në asnjë rast nuk ka pasur përdorim të sendeve të forta dhe se konflikti është shoqëruar thjesht me goditje me duar.

“Me shpulla jemi godit. Unë të them sherr për fyti. Nuk të nxjerr njeri nga rajoni po të gjuash me dorezë, mjet metalik të fortë”, tha ai. Ndryshe nga çfarë thonë burime nga Policia, për një ngjarje të ndodhur për shkak të debateve në rrjetet sociale, vetë protagonistët e konfliktit, aktorët Ledio Lako dhe Gentian Hazizi, kanë tjetër version. Hazizi, në fakt, nuk jep asnjë motiv, por thjeshtë konfirmon që ka ndodhur një sherr.

Nga ana tjetër, Lako shprehet se ngjarja nuk është aq e rëndë sa po përflitet dhe se gjithçka ka ndodhur pas një debati gjatë provave në Teatër. Sa i përket përforcuesit të grushtit, një objekt metalik, që konsiderohet armë e ftohtë, i cili sipas njoftimit të Policisë është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, Ledio Lako e mohon. Madje, sipas tij, në rast se do ishte e vërtetë, ai nuk do të ishte i lirë sot, por në qeli.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al