28 Gusht, 2021

Fotografitë e ish-ministrit me dy diploma duke shpërndarë pica në Gjermani bëhen virale! Ja ç’ndodhi me jetën e tij


Fotografitë e një ish-ministri në Afganistan që shpërndan ushqim me biçikletë nëpër rrugët e Gjermanisë, janë bërë virale në rrjet.

ish-ministri afgan (3)

Ish-ministri i informacionit dhe i komunikimit, Syed Ahmad Shah Saadat, i cili tani jeton në Leipzig, u largua nga Afganistani nga frika e axhendës së përgjakshme të talebanëve, shkruan “The Independent”. Ai tashmë punon si shpërndarës picash dhe para pak ditësh u fotografua nga një gazetar vendas gjatë orarit të punës.

ish-ministri afgan (2)

Fotografitë e Saadat që udhëton nëpër qytet me biçikletën e tij teksa shpërndan ushqim derë më derë, u bënë virale të mërkurën.

Disa imazhe u publikuan nga “AI Jazeera Arabia” dhe media të tjera vendase, që tregonin ish-ministrin duke bërë punën e tij të re. Pasi u kontaktua nga “Sky News Arabia”, Saadat konfirmoi se fotot që po qarkullojnë kudo janë të tijat.

ish-ministri afgan (4)

Saadat iu bashkua qeverisë së presidentit tani të mërguar Ashraf Ghani si ministër i kabinetit në vitin 2018. Megjithatë, pasi shërbeu për dy vjet, Saadat dha dorëheqjen dhe u largua nga vendi për në Gjermani, dhjetorin e kaluar.

Ish-ministri filloi të punojë për kompaninë e shpërndarjes së ushqimit “Livrando” pasi paratë e tij mbaruan. Saadat tha se historia e tij “duhet të shërbejë si një katalizator për të ndryshuar mënyrën se si njerëzit e rangut të lartë jetojnë në Azi dhe në botën arabe”.

ish-ministri afgan (5)

Thuhet se ai ka dy diploma master në komunikim dhe inxhinieri elektronike nga Universiteti i Oksfordit. Me një karrierë që përfshin 23 vjet, Sadaat ka punuar me të paktën 20 kompani në 13 vende, përfshirë Arabinë Saudite.

Para se të shërbente si ministër, ai shërbeu si këshilltar teknik në ministrinë e komunikimit dhe teknologjisë së informacionit në Afganistan nga viti 2005 deri në vitin 2013. Ai ishte gjithashtu shefi ekzekutiv i “Ariana Telecom” në Londër nga 2016 në 2017.

ish-ministri afgan (1)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al