26 Korrik, 2022

(FOTO) Zbulohet ekipi i ri i Cristiano Ronaldos?/ Georgina Rodriguez nxjerr zbuluar yllin portugez


Një follow, një like në Instagram shpeshherë ka ndjerrë në pah shumë ngjarje të mëdha.

Ndonëse prej disa kohësh përflitet nënshkrimi i kontratës së yllit porugez me Atletico Madrit, akoma asgjë nuk është zyrtare. Nuk ishte më saktë, pasi e dashura e tij Georgina Rodriguez, së fundmi e ka nxjerrë zbuluar Ronaldon.

Krejt papritur, bukuroshja argjentinase ka nisur të ndjekë në Instagram Carla Pereyra, gruan e trajnerit të “Los Colchoneros”, Diego Simeone.

Diego Simeone Wife Carla Pereyra Wiki 2022- Age, Net Worth, Kids, Family  and more

Ky veprim nga ana e Georginës vetëm sa iu ka hedhur benzinë dyshimeve e ndjekësve.

Tani të gjithë jemi në pritje të fjalës së fundit të Cristiano Ronaldos.

Kujtojmë që edhe vetë Cristiano Ronaldo e ka bërë të ditur dëshirën për tu larguar nga klubi anglez.

Cristiano nuk ka oferta të shumta. Ai nuk do të kthehet në Juventus dhe Paris Saint-Germain e ka përjashtuar prej kohësh mundësinë. Të njëjtën gjë ka bërë edhe Bayern Munich.

Prandaj, Atletico duket se është alternativa më e mirë për yllin portugez, dhe ai gjithashtu do të rikthehej duke luajtur në Madrid, një qytet që ai e njeh dhe ku do të ishte i lumtur të kthehej.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al