18 Prill, 2022

FOTO/ U shfaq për herë të parë dhe bëri bujë të madhe, vajzës së Alketa Vejsiut i ndodh e papritura në Instagram


Nikol Nelo, vajza e moderatores Alketa Vejsiu, u shfaq para pak ditësh në rrjetin social “Instagram” me profilin e saj personal. Ajo bëri bujë të madhe me daljen e saj të parë në rrjetet sociale, duke pasur parasysh se moderatorja ka preferuar gjithmonë ta mbajë familjen e saj larg syve të publikut.

Por duket se tashmë vajza e saj ka filluar të shndërrohet në një yll në rrjetet sociale. Vajza e Alketës është aktive në Instagram dhe në fotot që ajo ka publikuar duket një zonjushë shumë simpatike, që duhet thënë i ngjan shumë të ëmës për nga sharmi dhe tiparet.

Në Instagram, Nikol ka një profil shumë diskret, ku ka vendosur dhe mbiemrin e saj, Nelo. Ndjekësit e vajzës së Alketës ishin të paktë dhe kryesisht rrethi i ngushtë i miqve dhe të afërmve të saj, por duke hedhur një vështrim së fundmi vihet re se numri i personave që ndjekin Nikol është rritur ndjeshëm. Ajo tashmë numëron mbi 10 mijë ndjekës në profilin e saj në rrjetin social.

Moderatorja Alketa Vejsiu është ndër personazhet më të ndjekura në rrjetet sociale dhe jo vetëm.

Ajo ka preferuar ta mbajë familjen sa më larg vëmendjes së publikut. Vetëm pak kohë më parë, në një intervistë dhënë për “Panorama Plus”, prezantuesja shprehej rreth arsyeve që kishte zgjedhur ta mbante hermetike jetën private. “Mendoj që nuk do ta bëj se gjërat e shtrenjta jam mësuar ti ruaj nga hienat dixhitale!”, tha ajo.

Aktualisht Nikol po studion në Angli, çfarë ka bërë që moderatorja ti kalojë ditët mes Londrës dhe Tiranës ku dhe vijon me angazhimet e saj në televizion. Mbetet për t’u parë sesi do të vijojë rrugëtimi virtual i Nikol me kalimin e ditëve. Vetëm për faktin se është një personazh enigmatik deri më tani, të shumtë do të jenë ata që do të donin të dinin më shumë për të, por pse jo për të njohur më shumë edhe adoleshenten kaq simpatike.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al