26 Korrik, 2022

(FOTO) Të përqafuar në një jaht/ Çfarë i bëri bashkë David Beckham dhe Gigi Hadid


Pushimet verore kanë bërë bashkë yje të mëdhenj botëror.

Nga sporti te modelingu ndodhen në një jaht. Po flasim për ish-legjendën e Anglisë, David Beckham dhe supermodelen, Gigi Hadid.

David Beckham dhe bashkëshortja e tij, Viktoria, po kalojnë pushimet në plazhet e Sant-Tropez së bashku me fëmijët e tyre. Familjes së famshme së fundmi iu është bashkuar edhe Hadid, e cila është mikpritur ngrohtë nga ish-mesfushori.

Në disa foto të bëra publike shihet Gigi e veshur me një fustan ngjyrë kremi, teksa po përqafon David Beckham.

Super-modelja, 27 vjeçe, besohet se është afruar me familjen e famshme pasi ajo është shoqe fëmijërie e Nicola Peltz, i cili u martua me djalin e Davidit dhe Victorias, Brooklyn Beckham në muajin prill.

Twitter 上的 Celebrities&Balloons:"Nicola Peltz and Gigi Hadid with balloon bunnies???#nicolapeltz #gigihadid #blondegirls #bunnies #balloons #cutegirls #happy #smilekiss #actress #topmodel https://t.co/ShkCk973Ci" / Twitter

Familjet Beckham dhe Hadid thuhet se janë takuar përmes gruas së re të Brooklynit, Nicola, e cila dikur ka qenë në lidhje me vëllain e vogël të Gigi Hadidit, Anëar Hadidin, për më shumë se një vit përpara se të ndaheshin në maj të vitit 2018.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al