26 Korrik, 2022

FOTO/ Sulmuesi i Tiranës shënon “golin” e jetës, futbollisti nga Kosova bëhet baba për herë të parë


Sulmuesi i Tiranës, Florent Hasani, është bërë baba për herë të parë.

Lajmin e ka bërë me dije vetë futbollisti së bashku me bashkëshorten e tij, Diellza Ferati, të cilët kanë mirëpritur në këtë jetë djalin e tyre, Tor.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Florent Hasani (@florenthasani8)

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Hasani shkruan: “ Falënderimi i takon All-llahut që sot na beko me një djalë! Mirë se erdhe Tor Hasani”.

Sulmuesi i kërkoi leje Tiranës që të ishte pranë bashkëshortes së tij në këtë moment të veçantë të jetës dhe ditën e nesërme do të bashkohet me skuadrën për tu bërë gati për sfidën e kthimit me Zrinjskin në Bosnje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al