18 Prill, 2022

FOTO/ Si po shkojnë ditët e para të martesës për Nicola Peltz dhe Brooklyn Beckham


Nicola Peltz dhe Brooklyn Beckham po shijojnë ditët e para si të martuar dhe aktorja u ka dhënë ndjekësve të saj në rrjetet sociale një ‘pasqyrim’ të jetës martesore, teksa ndau foto me bashkëshortin e saj.

Çifti u martuan në një ceremoni luksoze vetëm javën e kaluar në pronën e Nicola. 27-vjeçarja ndau në Instastory një foto të lezetshme të tyre duke u puthur teksa festonin Pashkët.

Aktorja ndau gjithashtu një foto të bashkëshortit të saj pa këmishë, i cili shkëlqente me flokët e tij dhe tatuazhet e shumtë që i mbulojnë trupin. ‘Jeta si e martuar’ .- shkroi krah fotos Nicola.

Këto postime erdhën pasi ajo publikoi një foto të dy telefonave të vjetër të përdorur gjatë dasmës – duke pranuar se ata mbanin të vetmet fotografi personale që kishin bërë nga ajo ditë. Kjo pasi në dasmën e tyre ata vendosën mos të përdoreshin telefonat dhe fotot e vetme janë shkrepur nga fotografët. Edhe të ftuarve ua kanë konfirskuar telefonat në hyrje.

Pavarësisht mungesës së fotove personale, dasma e mbushur me yje u mbulua nga Vogue në një mega-marrëveshje duke sjellë deri tani vetëm disa foto.

Aktorja dukej thjesht madhështore me fustanin nga dizajneri i Valentino-s, Pierpaolo Piccioli. Në vend të qëndisjes, ata shtuan doreza me dantellë të punuar me dorë dhe një vello të gjatë që e dekoron fustanin si “një vepër arti”.  Flokët dhe grimi i Nicola-s u frymëzuan nga vitet ’90. Flokët janë pothuajse të pastiluar, qëndrojnë të kapur lehtë dhe me baluke. Për grimin dhe flokët frymëzimi ishte Claudia Schiffer dhe Brigitte Bardot. Brooklyn nga ana tjetër veshi një kostum të zi të krijuar nga dizajneri Kim Jones i Dior.

Çifti, i cili u njoh për herë të parë në vitin 2017, u fejua në vitin 2020 pas nëntë muajsh lidhje. Në Instagram, ata e ndanë lajmin më 11 korrik, ku Brooklyn e përshkroi veten si “njeriu më me fat në botë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al