9 Nëntor, 2023

FOTO/ Shfaqet me të brendshme sipër mashkullit misterioz, Rina Balaj sapo konfirmoi lidhjen e re të dashurisë?


Këngëtarja e njohur Rina Balaj është shumë aktive në rrjetet sociale, ku ndan me ndjekësit foto nga jeta e saj përsonale dhe profesionale.

Përveç zërit ajo njihet edhe për format e saj perfekte trupore me të cilat çmend 400 mijë ndjekësit e saj në Instagram.

Së fundmi ajo ka postuar në llogarinë e saj të Instagram disa foto ku ka vënë në pah format bombastike, megjithëse ajo çfarë trazoi rrjetin ishte një foto ku duket qartë Rina e cila shfaqet e veshur me “bikini” të zeza sipër një mashkulli imazhin e të cilit këngëtarja është kujdesur që ta fshehë.

Nga ana tjetër në të pasmet e saj është e vizatuar edhe një dorë.

Nuk dihet nëse artistja përmes kësaj fotoje na konfirmoi romancën e re, apo është në xhiriet e ndonjë projekti muzikorë.

Në mesin e tyre është dhe një fotografi, në të cilën shihet e sëmurë duke marrë trajtim.

Prej disa muajsh Rina është ndarë nga ish-partneri i saj, reperi i njohur Sin Boy ndërsa tani kanë marrëdhënie shumë të mira miqësore me njëri-tjetrin.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al