15 Mars, 2022

FOTO/ Set i ri modelingu apo diçka tjetër? Wanda Nara “tërbon” sërish fansat me postimet e saj të fundit


Çdo foto që ajo poston merr vëmendjen e të gjitha mediave rozë, por edhe të atyre sportive.

Bëhet fjalë për bashkëshorten e Mauro Ikardit, Wanda Narën. Së fundmi, modelja ka postuar disa foto, ku tregon një koleksion të ri rrobash.

Gjithashtu në një prej postimeve ajo shkruan: “Unë e di që ju po mendoni të njëjtën gjë si unë në këto momente”.

Por gjithsesi, fansat sërish janë “tërbuar” pas pozave të nxehta që ka bërë Uanda, të cilët e treguan këtë në komente.

@PANORAMA SPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al