8 Shkurt, 2024

FOTO/ Sara nis romancën me Bardhin, ish i dashuri futet në “Big Brother”, reagon partnerja e Endrikut: Që në momentin që hyre…


Ish i dashuri i Sara Gjordenit, Endrik Beba hyri në ‘Big Brother Vip 3’ duke krijuar shumë zhurmë si brenda shtëpisë dhe jashtë saj.

Pas gjithë bujës së madhe ka reaguar partnerja e Endrik Bebës, e cila shprehet se ka qenë ajo që e ka shtyrë të bëhej pjesë e formatit.

Që në momentin që hyre në jetën time ishe me mua në çdo hap ndaj sot është dita ime”, shkruan ndër të tjera ajo, ndërsa i shpreh mbështetje.

“Që në ditën e parë që të njoha jeta ime mori shumë ngjyra! Çdo njeri që të njeh e di se sa shumë ke ti për të treguar dhe kjo është arsyeja dhe shtysa ime më e madhe të bëheshe pjesë e kësaj eksperiencë. Që në momentin që hyre në jetën time ishe me mua në çdo hap ndaj sot është dita ime! Me ty gjithmonë! Krenare për atë që je”, shkruan ajo.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al