26 Korrik, 2022

(FOTO) Peshojnë plot 3 kile/ Njihuni me gruan e cila mban rekordin “Guinness” me mbi 11 mijë piercing në trup


Elaine Davidson, e cila aktualisht jeton në Edinburg, mban rekordin botëror për personin me më shumë piercing.

Ajo bëri piercing të parë të lëkurës në 1997 dhe, që nga viti 2019, ajo kishte 11 mijë e 3 të tillë.

Dhe as nuk e ka ndërment ta mbyllë me kaq.

Ajo aktualisht mban rekordin Guinness për piercings në trup.

As of 2019 Elaine had 11,003 piercings and she hopes to get more

Pothuajse çdo pjesë e trupit të saj është shpuar, duke përfshirë ballin, mjekrën, gjoksin, duart dhe zona të tjera, të brendshme dhe të jashtme.

Ish-infermierja me origjinë braziliane theu për herë të parë rekordin për më shumë piercing në maj 2000, kur një zyrtar i rekordeve botërore Guinness e ekzaminoi dhe gjeti 462 piercing në trupin e saj, përfshirë 192 në fytyrën e saj.

Elaine nuk i heq kurrë unazat dhe stufat, të cilat sipas saj peshojnë afërsisht tre kilogramë.

Nearly every part of her body is pierced, including her forehead, chin, breasts, hands and pubic area

Ajo këmbëngul se shpimi i trupit nuk është i dhimbshëm dhe se ajo fle e qetë me të gjitha stolitë e saj në vend.

Pavarësisht kësaj, në vitin 2009 ajo zbuloi se nuk i pëlqen të bëhet piercing dhe thjesht e bën atë që të mund të mbajë titullin e saj.

Meet the world's most pierced woman with 11,003 studs and counting

“Nuk më pëlqen të bëj piercing, por për të thyer rekordin duhet të arrish në një nivel të lartë”, tha ajo në shkurt 2009, kur kishte 6005 piercing.

“Doja të thyeja rekordin. Familja ime nuk i pëlqejnë as tatuazhet apo piercingët.”

She doesn't enjoy getting pierced but wants to hold onto the world record

Elaine është një grua me shumë “talente” dhe në faqen e saj të internetit, ajo thotë se fle në një shtrat me gozhdë, ecën në zjarr dhe shtrihet në xhami të thyer.

Ajo gjithashtu mban një rrip të zi në xhudo, të cilin e fitoi në Japoni.

Elaine e merr shumë seriozisht pozicionin e saj në Librin e Rekordeve Guinness, ajo e sheh atë si përgjegjësi por edhe përkushtim.

Kjo është pjesërisht arsyeja pse ajo nuk pi, drogë apo cigare pasi dëshiron të sigurojë përqendrimin e saj të plotë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al