8 Korrik, 2022

(FOTO) Pas “urimeve” për ribashkimin e Borës me Donaldin, Beatrix Ramosaj shfaqet në super formë


Beatrix Ramosaj është një ndër personazhet më të komentuara në rrjet.

Pas situatës së ndërlikuar me Donald Veshajn, këngëtarja duket se e “ka pranuar” ribashkimin e tij me Bora Zemanin dhe po “shijon jetën e saj. Së fundmi,  Trixa është shfaqur tepër në formë teksa ka pozuar me bikini. Këngëtarja duket tejet provokuese me bikini minimalistë, të gjelbër me printe. Kjo ka qenë mënyra që ka zgjedhur ish-banorja e Big Brother Vip për të përshëndetur fansat e saj ku shkruan thjesht: “Hola (Përshëndetje)”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by B E A T R I X (@beatrixramosaj)

Ju kujtojmë që gjatë pjesëmarrjes në ‘Festivalin e Klipit Shqiptar” në Uqin disa javë më parë ajo është intervistuar nga gazetarja e emisionit ‘Ora Verore’ dhe intervista është publikuar para katër ditësh. Mes të tjerash këngëtarja është pyetur edhe se çfarë mendon për ribashkimet e fundit.

“Ribashkimet e kujt?”– pyeti Triksa teksa gazetarja i tha: “Për shembull po përflitet gjithandej Donaldi dhe Bora që janë ribashkuar?”

“A shumë mirë, më vjen mirë, gëzohem”- u përgjigj Triksa, e cila dukej paksa në siklet. Kjo deklaratë e këngëtares pason atë të para disa javëve kur ajo u uroi atyre lumturi. “Nëse ata e kanë gjetur lumturinë edhe unë ua uroj.”- u shpreh ajo kur u pyet për herë të parë për ribashkimin e çiftit.

“Ma shumë se ti” dhe “Vonë” ishin këngët që Beatrix publikoi pas ndarjes nga Donaldi, duke shkaktuar një ‘furtunë’ në rrjetet sociale. Menjëherë këngët u lidhën me historinë e tyre ku ndjekësit shprehën se në fakt vargjet ishin për ish-partnerin e saj. Pak ditë më parë në një video-live në rrjetet sociale, ajo u shfaq së bashku me Fifin, ku foli në lidhje me këngët e saj. Ajo tha se asnjëra prej tyre nuk është dedikim duke shtuar se ajo as nuk i ka shkruar vetë tekstet e tyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al