6 Shtator, 2021

FOTO/ Pas disa muajsh lidhje, Tea Trifoni publikon foto me të dashurin misterioz nga pushimet verore


Tea Trifoni është në një lidhje dashurie prej disa muajsh me një djalë të panjohur për publikun, identitetin e të cilit ka vendosur ta mbajë të fshehtë. Ish-konkurrentja e “Për’puthen” ka treguar se shkak për njohjen e tyre është bërë Fatjon Kuqari dhe se i dashuri e ka bërë për vete me komplimente për zgjuarsinë.

tea trifoni (3)

Së fundmi, 22-vjeçarja ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram disa foto të realizuara gjatë pushimeve verore. Në fund, Tea vendosi të publikojë edhe një foto të të dashurit të saj, por sërish pa ia zbuluar identitetin. Ajo kishte përdorur efektin “blur” për t’i mbuluar atij fytyrën.

tea trifoni (4)

Komentet rreth mashkullit misterioz ishin të shumta, ku disa shkruanin se djali në foto është Fatjon Kuqari vetë, e të tjerë i hidhnin poshtë këto aludime, për shkak se Fatjoni ka tatuazhe në dorë ndërsa djali në foto jo.

Dyshja u fotografua për herë të parë bashkë nëpër rrugët e Sarandës pasi kishin dalë nga një lokal nate. Megjithatë, identiteti i tij nuk dallohej për shkak të errësirës.

tea trifoni (8)

Tea ka marrë vendimin për të mos e zbuluar mashkullin që ka në krah për shkak të vëmendjes së madhe që mori nga lidhja me ish-konkurrentin e programit të dashurisë, Beart Rexhepi.

tea trifoni (3) tea trifoni (2) tea trifoni (4) tea trifoni, andi shehu (4) tea trifoni (2)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al