6 Shkurt, 2024

FOTO/ Olta Gixhari zbulon gjininë e bebit, Ronaldo lë pas hatërmbetjet dhe uron aktoren për pritjen e ëmbël?


Aktorja e njohur Olta Gixhari së fundmi ka zbuluar gjinë e bebit të saj, i cili është djalë.

Ajo ka organizuar një festë ‘baby gender reveal’, për të zbuluar gjininë e të voglit të saj, ndërsa kishte ftuar të afërmit dhe miqtë e saj më të mirë.

Të shumta ishin urimet që aktorja mori në videon e postuar nga miqtë dhe fansat e saj, ndërsa ajo që ra në sytë e publikut ishte komenti i Ronaldo Sharkës.

Ardhtë i shëndetshëm, pritje të ëmbël!”- ka shkruar moderatori, duke lënë pas zënkat me Oltën në rolin e anëtares së jurisë në “Dancing with the Stars”.

Kujtojmë që debatet mes dyshes kanë filluar që në “Big Brother VIP”, ku të dy ishin konkurentë për të fituar çmimin e madh, të cilat vazhduan më konkursin e kërcimit “DWTS”, ku Ronaldo ishte konkurent dhe Olta në juri.

Të shumta kanë qenë rastet që moderatori e ka akuzuar aktoren se nuk po e vlerëson atë për kërcimin që po bën, por po merr “hak” për debatet që kanë pasur gjatë qëndrimit në këtë shtëpi.

Ndonëse disa muaj më parë Ronaldo tha që nuk është i penduar për debatet që bëri me Oltën në konkursin e kërcimit, mesa duket tashmë ai ka vendosur që të lërë pas hatërmbetjet dhe inatet e të kaluarës.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al