11 Shtator, 2021

FOTO/ Një vit pasi u bë nënë, Gigi Hadid i rikthehet pasarelave dhe pozon me biberon në gojë


Supermodelja Gigi Hadid u bë nënë tetorin e vitit të kaluar dhe prej shumë kohësh nuk ka sfiluar më në pasarelat gjigante. Por duket se ajo ka vendosur të rikthehet dhe ka zgjedhur mënyrën më origjinale për ta bërë këtë.

gigi hadid (1)

Gigi Hadid mbylli sfilatën e modës së markës së famshme “Moschino”, në “Javën e Modës” në New York, duke kafshuar një biberon që mbante në dorë, shkruan “Page Six”.

Ky ishte një debutim i jashtëzakonshëm i shtëpisë italiane, që u zhvillua në qendër të Parkut Bryant. Të ftuarit ishin veshur shumë trendy, të ulur në karrige të vogla të bardha, ndërsa mbanin disa çadra elegante, pasi shiu vazhdoi gjatë gjithë spektaklit të modës.

gigi hadid (14)

Modelet sfiluan me veshje që dukeshin si batanije bebesh, të zbukuruara me gjirafa 3-D, ketra dhe arinj, ndërsa çantat ishin në formën e arushave prej pelushi. Supermodelja Taylor Hill mbante në kokë një kurorë që ngjante si lodër fëmijësh.

Të shumtë ishin edhe të ftuarit VIP që shijuan sfilatën, përfshirë Megan Fox, Taraji P. Henson, Madelaine Petsch etj.

gigi hadid (15) gigi hadid (10) gigi hadid (13) gigi hadid (12)

gigi hadid (11) gigi hadid (6) gigi hadid (5) gigi hadid (3) gigi hadid (4) gigi hadid (9) gigi hadid (2)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al