22 Tetor, 2019

FOTO nga paparazzi/Ralf Gjoni në kafe me Erla Mëhillin, asistenten e ish-Kryeministrit Sali Berisha


A e mbani mend si ka qenë dita e parë e Parlamentit për deputetin Ralf Gjoni? Ai u gjuajt me bojë të kuqe sapo doli nga banesa e tij.

Bëhej fjalë për disa të rinj të LRI-së, të cilët e quajtën të turpshëm aktin e Ralf Gjonit, i cili pranoi mandatin e lënë nga deputetët e LSI-së, si një mënyrë për të bërë presion ndaj maxhorancës dhe për të sensibilizuar ndërkombëtarët.

Asokohe, Ralf Gjoni mbante edhe truproja teksa shkonte në Parlament, ndërkohë që duket se tani gjithçka është harruar dhe Gjoni shkon në punë i qetë. Paparazzi ynë e ka fotografuar pak ditë më parë teksa po pinte kafe me Erla Mëhillin, asistenten e Berishës.

Nuk e dimë se çfarë njohje kanë bashkë, por duhet pasur parasysh se pranimi i mandatit nga ana e Gjonit e ka bërë armik atë jo vetëm me LSI-në, por edhe me PD-në.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al