30 Tetor, 2019

FOTO nga paparazzi/Politika në versionin “zemërmirë”, ministrja pozon pranë Ermonela Jahos


Ermonela Jaho ka dhënë një koncert bamirësie pak ditë më parë në Katedralen Ortodokse në Tiranë. Sopranoja me famë botërore është prej dy vitesh ambasadore e fushatës kundër kancerit të gjirit.

Paratë e mbledhura nga ky koncert do të shkojnë për të prekurat me kancer. Në atë mbrëmje kishte shumë politikanë, të cilët ishin veshur me mjaft shije dhe ishin gjithë sy e veshë për të shijuar koncertin e sopranos së famshme.

Në fakt, këtë që bën sopranoja me famë botërore nuk do ishte keq ta bënin edhe politikanët tanë, për të treguar anën e tyre humane dhe bamirëse.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al