16 Tetor, 2019

FOTO nga paparazzi/Peleshi i rregullon kollaren, por Xhafaj është i përqendruar te Bushati


Janë takuar në hyrjen e Parlamentit tre ish-ministra, të cilëve Kryeministri Edi Rama iu pat besuar ministri shumë të rëndësishme.

Ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, i dorëhequr me dëshirën e tij, u takua me ish-ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati, i cili u shkarkua nga Rama dhe që atëherë, marrëdhëniet mes tyre duket se janë prishur.

Por Xhafaj duket se vijon të ketë të njëjtën miqësi me Bushatin, pavarësisht ngjarjeve. Afër tyre u afrua edhe ish-ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi, i cili pati gjithashtu fatin e Bushatit. Ai u fotografua teksa po i rregullonte kollaren Xhafajt, ndërkohë që ky i fundit ishte i përqendruar në bisedën me Ditmirin.

Siç e kemi parë edhe në fotot të tjera të kësaj rubrike, duket se ishminisitrat kanë lidhur një miqësi më të fortë mes tyre, që kur u larguan nga detyrat përkatëse.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al