2 Nëntor, 2019

FOTO nga paparazzi/Elona Duro bëhet “cirku” i djalit të saj për ta argëtuar


Mbajtja e fëmijëve në qafë është një veprim që e hasim shpesh, por në përgjithësi këtë e bëjnë baballarët, të cilët krenarë për fëmijët e tyre, duan t’i çojnë më lart se gjatësia që kanë. Në këtë formë, fëmijët zbaviten shumë. Por që ta bëjë një nënë këtë, duket pak e rrallë. 

Megjithatë, Elona Duro, gazetarja e “Digitalb” dhe drejtuesja e programit “Tag”, e bën pa problem. Madje edhe në mes të rrugës, pa e pasur problem se është një personazh i njohur. E veshur me tuta dhe atlete, duket që Elona ka qenë e gjitha në dispozicion të djalit të saj, për ta kënaqur edhe gjatë ecjes.

Kujtojmë që Elona Duro ka më shumë se një dekadë që punon në media. Ajo ka qenë zëri i disa emisioneve në “Top Albania Radio” e më pas ka punuar edhe në “Digitalb”. Pas lindjes së djalit, Elona mori një pauzë të gjatë për t’iu përkushtuar djalit dhe në rikthim, ajo që na ra në sy ishte forma shumë e mirë fizike e saj dhe pamja mjaft e kuruar. Por të gjitha këto nuk kanë asnjë vlerë, as make-up dhe as takat nuk janë asgjë kur bëhet fjalë për të argëtuar vogëlushin e saj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al