23 Tetor, 2019

FOTO nga paparazzi/ Sekreti i Majlinda Halilajt, si të bëhesh hit me një fjalim në Parlament


Askush nuk e njihte Majlinda Halilajn deri dytë ditë më parë, kur mbajti për të parën herë një fjalim në Parlament, duke u munduar t’i bëjë oponencë ligjit të korporatave. 

Në videon, e cila u përhap me shpejtësi rrufe në rrjete sociale, Majlinda Halilaj dukej qartë që po lexonte një fjalim që ia kishte shkruar dikush tjetër, por ky ishte problemi më i vogël. Problemi më i madh ishte se zonja që është një ligjvënëse, as nuk e kishte idenë se çfarë ishte duke lexuar, pra nuk kuptonte atë që po lexonte.

Kjo ka shkaktuar mjaft irritim te njerëzit, të cilët janë të zhgënjyer nga ky nivel përfaqësimi. Majlinda Halilaj hyri në Parlament duke marrë mandatin e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, të cilin ai e la në shkurt bashkë me grupin e PD dhe LSI.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al