24 Prill, 2022

Foto nga paparazzi/ Paulin Stërkaj shfaqet i transformuar


Paulin Stërkaj është shfaqur këtë herë krejtësisht ndryshe në objektivin e paparacit tonë.

Deputeti i Partisë Socialiste për qarkun e Shkodrës ka bërë një ndryshim drastik me pamjen e tij, teksa tashmë është disa kile më pak. Kujtojmë se pak vite më parë, Stërkaj pati një problem të rëndë shëndetësor.

Madje, edhe vetë Kryeministri Rama bëri një status në “Facebook” për Paulin Sterkajn, deputetin socialist që tashmë ka disa mandate. Por këto ditë tashmë i përkasin të shkuarës dhe socialisti është rikthyer në vendin e tij si ligjvënës. Vetëm se këtë herë larg pamjes që ishim mësuar ta shikonim. Duhet thënë se ky ndryshim përveçse estetik, është edhe shëndetësor, duke u kujdesur më shumë për mirëqenien e tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al