19 Tetor, 2019

FOTO nga paparazzi/ Grida Duma bën politikën të duket e bukur. Detajet nga promovimi i librit. Ja kush ishin VIP-at që morën pjesë


Është mëse normale që në një event të një politikaneje të ketë të ftuar shumë politikanë, diplomatë dhe gazetarë, por është kaq e rrallë që të ndodhen në të njëjtin vend, të gjithë bashkë, kaq shumë personazhe nga bota e showbizz-it bashkë me ta.

Dhe nuk janë njerëz të ftuar thjesht si personazhe të njohura, por ata janë miq personalë të politikanes Grida Duma. Është pikërisht ajo, që me ëmbëlsinë dhe sharmin e saj arrin të bëhet mikesha e të gjithëve, të përshtatet me të gjithë dhe ja ku janë të gjithë bashkë, të ftuar nga ajo. Ish-deputetja e PD-së, Grida Duma, ka promovuar dy ditë më parë librin e saj “Koha për politikë” në ambientet e hotel “Rogner”.

Libri është botuar nga shtëpia botuese UET Press. Në mesazhin e saj para të ftuarve, Duma është shprehur se: “Politikë do të thotë të bësh, të ndërtosh, gjithçka tjetër nuk është politikë. Është koha për të bërë dhe le të ndërtojmë mbi këtë”. Ndër të tjera, Duma ka renditur disa nga hapat që duhen ndërmarrë për të përmirësuar klimën politike. Sipas saj, duhet një Parlament dydhomësh, ku të përfshihen edhe mendjet e ndritura, apo siç e cilësoi Duma “nuk kemi luksin të humbasim eksperiencën”, ndërsa shtoi se kandidatët për deputetë duhen bërë me lista të hapura dhe të zgjidhen nga populli.

E veshur me një fustan të zi shumë shik, zonja Duma falënderoi një për një të gjithë të ftuarit, teksa ata i kërkonin edhe autografe për librin e saj. Nga drejtuesit e emisioneve më të rëndësishme në vend, te këngëtarë, aktorë, modelë, blogerë, sa shumë sharm dhe bukuri kishte në eventin e Gridës!

Prandaj dhe ne e titulluam këtë shkrim “Grida Duma bën politikën që të duket e bukur”. Te festa e saj kishte bukuri, formë, por edhe kaq shumë thelb dhe përmbajtje, sepse flitej për gjëra të rëndësishme dhe mënyra se si Duma i transmeton idetë e saj, janë kaq të përthithshme edhe nga një mendje që qëndron totalisht indiferente ndaj politikës.

/PANORAMAPLUS.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al