22 Janar, 2023

Foto nga paparazzi/ Flutura Açka, një “parisiene” në Parlament


Ky është sesioni i saj i dytë si deputete në Kuvendin e Shqipërisë. Shkrimtarja Flutura Açka mund ta definojmë si një nga personazhet më të paqta në politikën tonë, duke preferuar që të mbajë qëndrime fikse, pa u përfshirë në debate.

Natyrisht, që e njëjta gjë vlen edhe për pamjen e saj. Deputetja e Partisë Demokratike të enjteve zgjedh një veshje formale, duke qëndruar neutrale edhe me ngjyrat. Por ka edhe nga ato raste që shkrimtarja e njohur befason me “look”-un e saj.

E tillë ka qenë para disa ditësh, ku është shfaqur në Parlament, me një pamje tërësisht parisiene. E veshur me një pallto me lule, deputetja e Elbasanit kishte zgjedhur të mbante një kapele të bardhë si dhe dorëza po të bardha. Duhet thënë se kjo është një pamje e rrallë sa i përket ligjvënësve tanë, por një kombinim perfekt për shkrimtaren, që ka sjellë pak stil francez në Kuvend.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al