12 Mars, 2022

Foto nga paparazzi/ Edhe Timo Flloko e ndjen rritjen e çmimit të naftës. Aktori shëtit me biçikletën “old-school” në qendër të Tiranë


Nuk ka rëndësi se sa vjeç je, me siguri Timo Fllokon e ke ndjekur në të paktën një film shqiptar. Ikona e kinematografisë shqiptare mbetet ndër emrat më të dashur për publikun shqiptar, pavarësisht se brezat kalojnë.

Ndonëse i ka kapur të 70-at e tij, aktori shfaqet gjithmonë sportiv dhe energjik. Por me fotot e fundit, ai konfirmon edhe njëherë prakticitetin e tij. Aktori i dashur për publikun është fotografuar ditët e fundit në qendër të Tiranës, teksa shëtit me një biçikletë, që duhet thënë, është një model i vjetër.

Si një “oldschool” i vërtetë, modeli i biçikletës është ndër më klasiket, larg modeleve të fundit që jemi mësuar të shohim personazhet e showbizz-it. I veshur sportiv dhe flokët e kapura bisht, ai ka shëtitur i pashqetësuar në qendër të Tiranës.

Ndoshta është rritja e çmimit të naftës ajo që e ka detyruar të marrë biçikletën Timon, apo dëshira për të ushtruar sport edhe në të përditshmen e tij, duke mbajtur veten në formë. Ndoshta trafiku i rënduar i Tiranës, e ka shtyrë aktorin që të heqë dorë nga makina dhe të shijojë Tiranën nga biçikleta. Por në fakt shumë shpesh e ndeshim Fllokon duke shëtitur edhe në këmbë nëpër Tiranë.

Nuk mund të themi të njëjtën gjë për bashkëshorten e tij, Verën, që është më e rezervuar në daljet e saj, duke qenë thuajse e pamundur ta ndeshësh në rrugët e kryeqytetit. Regjisorja poston rrallë nga jeta private në rrjetet sociale, edhe pse ajo dhe Timo janë ndër çiftet më të dashura nga 17 publiku. Ndaj jo pak u çuditëm, kur për Shën Valentin, ajo publikoi një foto duke u puthur me aktorin.

Producentja Vera Grabocka ka publikuar një foto me bashkëshortin e saj, Timo Fllokon, për 14 shkurt. Me anë të një postimi në “Instagram”, Grabocka ka zgjedhur që të urojë partnerin e saj në ditën e të dashuruarve me një foto të bërë në Malibu. “Dashuria… univers, gravitacion magjik. V-ja afron dy skaje ne te njëjtën pike d’þ Malibu-Gusht 2021″, shkruante Grabocka.

Kujtojmë se Vera Grabocka dhe Timo Flloko janë ndër çiftet më jetëgjata në showbizz-in shqiptar. Çifti janë prindër të një vajze, që jeton jashtë Shqipërisë. Ndaj jeta e tyre zhvillohet mes angazhimeve të shumta që kanë në Tiranë dhe SHBA, ku prej vitesh jeton vajza e tyre, Linda, me familjen e saj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al