26 Shkurt, 2023

Foto nga paparazzi/ Deputetin e shoqërojnë me kitarë


Dita e Parlamentit është edhe një ‘pikë takimi’ mes politikanëve me gazetarët që mbulojnë politikën. Por krahas atyre që janë në pritje të lajmit të fundit, ka edhe nga ata gazetar që preferojnë ta trajtojnë disi me nota humori edhe politikën.

Një episod i tillë ka qenë edhe për deputetin e Partisë Socialiste, Ornaldo Rakipi. Ashtu si duket edhe në foto, deputeti i ri ka qenë duke ecur bashkë me kolegët drejt selisë së Parlamentit, por duket se ka pasur nga ata që e kanë shoqëruar me kitarë. Nga ana tjetër, deputeti i ri ka zgjedhur mos ti jap shumë vëmendje, duke vijuar rrugën së bashku me kolegët.

Duhet thënë se Ornaldo Rakipi është ndër emrat e rinj në politikë, që shumë rrallë e kemi parë në foltoren e Parlamentit me deklarata apo fjalime. Duket se këtë qëndrim disi më të distancuar ai zgjedh të mbajë edhe në ambientet e jashtme, ku pak kohë kalon me kolegët e tij nga Partia Socialiste.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al