24 Prill, 2022

Foto nga paparazzi/ Bled Çuçi dhe Tritan Shehu, dy kundërshtarët “kokë më kokë”


Në kampet politike janë kundërshtarë. Madje edhe në garën e zgjedhjeve ata ishin përballë si kundërshtarë në krye të listës.

Flasim për ministrin e Brendshëm dhe deputetin e Partisë Demokratike, Tritan Shehu, që janë shfaqur në një bisedë miqësore mes tyre. Kujtojmë se dy politikanët kanë qenë përballë në zgjedhjet e fundit, ku të dy kryesonin listën e kandidatëve të deputetëve në qarkun e Gjirokastrës. Ndaj, me gjasa, kjo bisedë është fokusuar pikërisht te zona e tyre intelektuale.

Megjithatë në këtë foto duken më shumë si dy miq që i mbledh dashamirësia dhe angazhimi për një vend, sesa ndasitë politike që kanë nga kampet e tyre.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al