1 Prill, 2024

FOTO/ Mbreti Charles bën daljen e parë publike pas diagnostifikimit me kancer. Si është gjendja shëndetësore e 75-vjeçarit


Mbreti Charles ka bërë daljen e tij të parë publike pasi zbuloi se është diagnostifikuar me kancer.

Monarku britanik, 75-vjeçar, i cili po i nënshtrohet trajtimit të kancerit, u shfaq në kështjellën windsor me gruan e tij Mbretëreshën Camilla për festën e Pashkëve.

Çifti bëri me dorë turmën jashtë kishës së Shën Gjergjit përpara se të përshëndeste klerin e kishës.

Mbreti pritet të zhvlerësojë traditën këtë vit duke mos marrë pjesë në një pritje dhe as duke shtruar një drekë private familjare pas shërbimit, për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.

Megjithatë, të gjithë vëllezërit e motrat e Charles ishin të pranishëm, duke përfshirë princin mbretëror të turpëruar Andrew dhe ish-bashkëshorten Sarah Ferguson, së bashku me Princeshën Anne dhe Princin Edward.

Ajo që u vu re ishte mungesa e Kate Middleton dhe Princ Williamit së bashku me tre fëmijët e tyre, Princi George, Princesha Charlotte, Princi Louis, 5 vjeç, ku mesa duket shkak është bërë gjendja jo e mirë shëndetësore e 42-vjeçares.

Dalja e fundit e Charles vjen një javë pasi Middleton zbuloi publikisht se po se ishte diagnosstifikuar dhe poluftonte me kancerin, ndërsa zbuloi se do ti nënshtrohet kimioterapisë

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al