24 Gusht, 2021

FOTO/ Marina Vjollca konfirmon shtatzëninë, moderatorja publikon fotot e para me barkun e rrumbullakosur


Marina Vjollca ka konfirmuar lajmin se është shtatzënë për herë të parë! Moderatorja publikoi mbrëmjen e djeshme në llogarinë e saj në Instagram disa nga fotot e realizuara me barkun e rrumbullakosur.

marina vjollca getoar selimi (6)

Ajo shihet e veshur me një fustan tyli në ngjyrë jeshile, me flokë të gjata të lëshuara, me make up profesional, teksa pozon me duart tek barku.

marina vjollca getoar selimi (4)

Jam e bekuar, faleminderit Zot për gjithçka!”, shkroi biondja seksi krahas fotove.

marina vjollca getoar selimi (5)

Më pas, ajo publikoi një tjetër imazh, këtë herë bardh e zi, në të cilin shihej krah bashkëshortit të saj, Getoar Selimi. Këngëtari shihet duke pozuar pas bukuroshes së ekranit, ndërkohë që duart i ka vendosur tek barku i partneres. Marina shfaqet e veshur me një fustan të bardhë dhe duart i ka ngritur lart, duke prekur kështu kokën e Getoarit.

marina vjollca getoar selimi (2)

Ne të tre”, ishte mbishkrimi që ajo përdori këtë herë, shoqëruar me një zemër të bardhë.

Të njëjtën foto e ka publikuar edhe Getoari në llogarinë e tij në Instagram, ku ka marrë urime të pafundme për faktin që do të bëhet baba për herë të parë.

Kështu bëri edhe motra e Marinës, Luana Vjollca, e cila krahas imazhit të publikuar në Instastory, shkroi: “Mezi pres ta takoj”.

marina vjollca getoar selimi (1)

Dyshimet e para se Vjollca është në pritje të ëmbël nisën kur ajo u zhduk jo vetëm nga ekrani, por edhe nga rrjetet sociale. Ndryshe nga vitet e tjera, këtë sezon veror ajo nuk publikoi foto nga pushimet. Gjithashtu, në postimin e fundit që kishte bërë në Instagram, ajo shfaqej e veshur me një bluzë të zezë të gjerë.

marina vjollca (2)

Më pas, miku i saj, Eraldo Rexho, zbuloi gjatë një interviste se në shtator pjesë e kopertinës së revistës “Who” do të jetë një personazh i njohur që pret të bëhet nënë. Ai shtoi se ajo është bionde dhe partneri i saj gjithashtu është i famshëm.

marina vjollca (3)

“Prive” mësoi pak ditë më parë nga burime të sigurta se dyshja do të bëhen prindër të një vajze pas katër vitesh martesë. Tashmë kanë nisur edhe aludimet për emrin që çifti mund të ketë zgjedhur për të voglën e tyre.

marina vjollca getoar selimi (7)

Marget” mendohet se do të quhet vajza e çiftit dhe dyshimet nisën pasi ky është emir që Marina dhe Getoari kanë regjistruar biznesin e tyre, kombinim i tre shkronjave të para të emrit të secilit.

Gjithashtu, i ftuar në “NIN”, reperi nuk e përjashtoi mundësinë që këtë emër t’ia vendosnin fëmijës së tyre në të ardhmen.

marina vjollca (4) marina vjollca (6) marina vjollca (5) marina vjollca getoar selimi (4) marina vjollca getoar selimi (3) marina vjollca (12) marina vjollca (11) marina vjollca (5) marina vjollca (6) marina vjollca (9) marina vjollca (8) marina vjollca (1) marina vjollca getoar selimi (16) marina vjollca getoar selimi (11) marina vjollca getoar selimi (10) marina vjollca getoar selimi (4)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al