11 Shtator, 2021

Foto/ Ish-modelja e “Victoria’s Secret” i jep fund beqarisë, zgjedh fustanin 65-vjeçar për ditën e saj më të veçantë


Ish-modelja e “Victoria’s Secret”, Jasmine Tookes, ka kurorëzuar në martesë dashurinë e saj me themeluesin e “Snapchat”, Juan David Borrero, në një ceremoni të veçantë në një kopsht magjik në Ekuador.

jasmine tooks (5)

Tookes veshi një fustan nusërie që i la të gjithë pa fjalë. Fustani mban emrin Zuhair Murad, por është një model i frymëzuar nga fustani i nusërisë së Grace Kelly, 65 vjet më parë, kur u martua me Princin e Monakos, Rainier III.

jasmine tooks (13)

Ende nuk mund ta besoj që po jetoj një përrallë të jetës së vërtetë me Juan David Borrero”,- shkroi Tookes në një kolazh fotosh në Instagram nga ceremonia madhështore: “Jam zyrtarisht zonja Borrero.

Sapo e panë foton, fansat dhe miqtë virtualë e kuptuan menjëherë që fustani i ngjante modelit të hershëm të Grace Kelly.

jasmine tooks (15)

Fustani i Tookes kishte një vello të gjatë 15 metra, të mbushur me rruaza, dantella dhe qëndisje. Supermodelja e plotësoi pamjen me një palë vathë diamanti nga “Ritani” dhe taka të bardha të personalizuara nga “Sarah Flint”.

jasmine tooks (16) jasmine tooks (8) jasmine tooks (17) jasmine tooks (3) jasmine tooks (2) jasmine tooks (1) jasmine tooks (1) jasmine tooks (2) jasmine tooks (6) jasmine tooks (10) jasmine tooks (9) jasmine tooks (18)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al