11 Qershor, 2019

FOTO/ Georgina Rodriguez shkëlqen në tribunë, shikoni si e feston suksesin e Ronaldos


Cristiano Ronaldo nuk njeh limite dhe i shton një tjetër trofe të rëndësishëm karrierës së tij, duke triumfuar në edicionin e parë të Ligës së Kombeve.

Ylli portugez i Juventusit është gjithnjë vendimtar dhe pak rëndësi ka për të nëse luan në klub, apo në kombëtare.

Pas fitores që Portugalia arriti në finale ndaj Holandës, në qendër të vëmendjes përfundoi gjithashtu edhe bashkëshortja e CR7-ës, Georgina Rodriguez.

Modelja bukuroshe u fokusua nga kamerat teksa po festonte në tribunën VIP, me një gotë verë të bardhë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al