25 Mars, 2019

Foto e vitit 1999, këngëtarja e njohur mes refugjatëve që ikte nga barbarizmi serb


Më 24 Mars u shënua 20-vjetori i nisjes së bombardimeve të forcave aleate të NATO-s ndaj bazave ushtarake serbe.

Fushata 72-ditore u shoqërua me masakra, dëbim dhe persekutim të popullsisë civile shqiptare e cila u detyrua të mësyjë Bllacën duke ikur nga barbarizmi serb, shkruajnë mediat kosovare.

Mes refugjatëve ka qenë edhe këngëtarja e njohur kosovare Fjolla Morina. Në rrjetet sociale qarkullon një foto e rrallë nga viti 1999, ku Fjolla shfaqet e lodhur dhe e rraskapitur nga pesë ditë qëndrimi në Bllacë, në pritje të kalonte kufirin.

Momenti është kapur nga fotoreporterët në një foto që ilustron më së miri vuajtjet e popullatës civile. Pranë këngëtares duket edhe nëna e saj, e shqetësuar për gjendjen shëndetësore të Fjollës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al