5 Janar, 2019

FOTO/ E dashuruar pas Mesit, modelja bën tatuazh argjentinasin në pjesën intime


Lionel Mesi është një ndër lojtarët më të mirë që historia e futbollit ka parë që në fillimet e saj. 

Fitues i “Topit të Artë” për pesë herë dhe shumë tituj me ekipin e Barcelonës, Mesi njihet në mbarë botën dhe adhurohet për atë çka ai bën në fushën e blertë.

Për të njerëzit janë të gatshëm të bëjnë edhe çmenduri. Një nga rastet më ekstreme është ai i modeles braziliane, Suzi Kortez. Ajo ka bërë një tatuash me emrin e lojtarit të Barcelonës, numrin 10-të dhe stemën e ekipit katalanas.

“Unë jam e sigurt se lojtari më i mirë në histori do ta fitojë për herë të gjashtë “Topin e Artë” dhe çmimin “The Best” për vitin 2019. Mezi i prita festat e ndërrimit të viteve për të bërë një tatuazh me emrin “Mesi” dhe numrin 10, së bashku me stemën e Barcelonës, për të celebruar 120 vitet që i dua shumë.”-ka përfunduar Suzi.

Kujtojmë që modelja e njohur u bë “hit” ne 2016-ën në rrjetet sociale kur Antonela, gruaja e Mesit, e bllokoj në rrjetet sociale sepse ajo e “bombardonte” argjentinasin me mesazhe “hot”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al