6 Shkurt, 2024

FOTO/ “Do të doja që të ishte…”- Në pritje të ëmbël, Olta Gixhari zbulon gjininë e bebit


Ish-banorja e “Big Brother VIP 2”, Olta Gixhari dhe bashkëshorti i saj së shpejti do të bëhen prindër për herë të dytë.

I vogli i tyre është djalë dhe lajmin e ka bërë të ditur vetë aktorja përmes një postimi në Instagram.

Olta ka ka ndarë me ndjekësit e saj momente emocionuese nga festa e ‘baby gender reveal’, ku ajo së bashku me bashkëshortin dhe djalin e saj, Amar kanë marrë vesh lajmin e ëmbël.

Në videon e publikuar, Olta ka treguar se dëshiron që bebi i saj të jetë vajzë, megjithëse Amari dëshiron një vëlla.

“Do të doja që të ishte gocë, por Amari dëshiron një vëlla. Një vëlla për Amarin më shumë se një gocë për veten time.”– u shpreh ajo.

Në këtë ditë kaq të veçantë për ta, çifti kishin pranë të afërmit e tyre duke festuar.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al