26 Korrik, 2022

(FOTO) Destinacione dhe poza të ngjashme/ Beatrix Ramosaj dhe Bora Zemani vërtetojnë edhe një herë shijet e njëjta


Donald Veshaj nuk është e vetmja pikë e përbashkët e Bora Zemanit dhe Beatrix Ramosajt.

Pas përfundimit të Përputhen, moderatorja zgjodhi të relaksohej në Bodrum të Turqisë. Mesa duket, e të njëjtës mendje ka qenë edhe këngëtarja, e cila ka zgjedhur të njëjtin destinacion për të pushuar.

Në disa foto të postuara në Instagram duket Trixa duke e cila ka pozuar sensuale mbi lëndinë.

Ju tingëlloi e dëgjuar apo jo? E vërtetë, disa ditë më parë të njëjtën pozë ka marrë edhe Bora në fotot e publikuara në Instagram.

Këto detaje na vërtetojnë edhe një herë shijet e njëjta të Borës dhe Beatrix.

Më herët kujtojmë që Bora Zemani ka ripostuar një video që fansat e saj kanë krijuar. Krahas videos, moderatorja shkruan thjesht hashtagjet #teambora dhe #borators, duke i shoqëruar me një zemër.

Ajo ka shprehur dashurinë e saj për fansat edhe në seksionin e komenteve të videos së krijuar nga ata. Në komente Bora shkruan: “Të mirat e mia”, shoqëruar përsëri me zemra.

Nga ana tjetër edhe Beatrix Ramosaj ka publikuar në rrjetin social Instagram një foto për të falendëruar ndjekësit e saj. Beatrix ka publikuar një foto-kolazh që kishin ndërtuar fansat e saj, krahas së cilës shkruan: “Ju dua! #teamtrixa.”

Ajo që tëehoqi vëmendje ishte se të dyja kanë zgjedhur të njejtën ditë për t’iu dedikuar një postim fansave të tyre (madje me hashtagjet #teambora dhe #teamtrixa), megjithëse nuk përjashtohet mundësia se kjo mund të jetë thjesht një rastësi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al