20 Prill, 2022

FOTO/ Çfarë ndodhi? Konkurrentja e Për’Puthen rrëzohet në takim


Dy konkurrentët e Për’puthen, Laureta Zyba dhe Danjel Marku kanë zhvilluar një takim i cili u shoqërua jo vetëm me puthje dhe përqafime, por edhe me incidente.

Dyshja zhvilluan një lojë me dënime gjatë takimit, ku Danjeli shprehu dëshirën që të kishte si dënim të puthë Lauretën.

 “Do më japësh dënim të të puth ty për shembull”- i tha ai konkurrentes.

Por dënimi i saj ishte komplet ndryshe pasi ajo i kërkoi të bëjë tre squats duke e mbajtur atë.

Ndërsa po kryente dënimin, Laureta u rrëzua në tokë duke marrë me vete edhe Danjelin, i cili po e mbante mbi supe.

Të dy u rrëzuan në tokë, por e morën mjaft me sportivitet incidentin dhe menjëherë pas tij u përfqafuan sërish duke i kërkuar llogari njëri-tjetrit përmes batuatve.

“S’je për asgjë. Ti nuk mundesh as të më mbash kur bën squads, imagjinoje”- tha ajo. 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al