25 Dhjetor, 2018

FOTO/ Babagjysh që përshëndet me gishtin e mesit, shikoni urimin e çmendur të Ibrës për Krishtlindjen


Zlatan Ibrahimoviç është unik në llojin e tij. Këtë gjë e tregon mësë miri edhe urimi në “Instagram” për Krishtlindjen. Suedezi publikoi në rrjetin e tij social një babagjysh që përshëndet me gishtin e mesit, duke i bashkangjitur shkrimin “Merry Christmaz”.

Ibra vendosi germën “z” në vend të germës “s” duke konfirmuar se tashmë liga amerikane nuk do të quhet MLS por “MLZ”.Të shumta kanë qenë komentet e fansave pas postimit të 37-vjeçarit. Një gjetje gjeniale e sulmuesit të LA Galaksi për të tërhequr disi vëmendjen.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al