1 Prill, 2024

FOTO/ Arabia Saudite do të marrë pjesë për herë të parë në konkursin e “Miss Universe”! Ja kush është bukuroshja që do e përfaqësojë


Arabia Saudite do të marrë pjesë në Miss Universe 2024 për herë të parë në historinë e konkursit.

Rumy Alqahtani, 27 vjeç, e lindur në Riad është kandidatja që do të bëjë histori, pasi ajo është gruaja e parë që Arabia Saudite zgjodhi për të debutuar në konkursin ndërkombëtar të bukurisë.

“Jam e nderuar të marr pjesë në konkursin Miss Universe 2024. Kjo shënon pjesëmarrjen e parë të Mbretërisë së Arabisë Saudite në konkursin Miss Universe ”, ka postuar Alqahtani në llogarinë e saj në Instagram.

Alqahtani ndjek Lujane Yacoub, e cila përfaqësoi Bahreinin në konkursin Miss Universe vitin e kaluar, duke u bërë gruaja e parë nga rajoni i Gjirit që e bën këtë.

Përveç kurorës së Miss Arabisë Saudite, Alqahtani mban edhe shumë tituj të tjerë prestigjioz si Miss Lindja e Mesme (Arabia Saudite), Miss Arab World Peace 2021 dhe Miss Woman (Arabia Saudite).

Por Alqahtani nuk është marrë ekskluzivisht me modën. Karriera e saj akademike është po aq e shquar, krahasuar me shumicën e bashkatdhetarëve të saj, të cilët nuk kanë marrë këtë lloj arsimimi.

Ajo ka një diplomë në stomatologji, mund të flasë anglisht, frëngjisht dhe arabisht dhe është burim frymëzimi për shumë gra në mbarë botën.

Profili i saj në Instagram numëron tashmë 1 milion ndjekës, numri i të cilëve pritet të rritet ndjeshëm pas konkurseve të bukurisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al