14 Janar, 2019

Flori tregon vendimin më të vështirë të jetës së tij: Të shkëputem nga muzika, por… (FOTO)


Kantautori i dashur për publikun shqiptar Flori Mumajesi është bërë së fundmi pjesë e pandarë e rrjeteve sociale.

Teksa kishte kohë që nuk bënte asnjë postim, me rikthimin te “Kënga Magjike”, ai tani ndan me ndjekësit e tij të shumtë në profilin e “Instagram”-it mendime apo momente nga përditshmëria e tij.

Ndërkohë mbrëmjen e së dielës, këngëtari i njohur vendosi që të tregonte për një nga vendimet më të vështira të jetës së tij.

“Vendimi më i vështirë i jetës time, të shkëputem nga muzika…”, shkruan në postimin e parë bë “Instastory”.

Më pas Flori bën një tjetër postimin ku shkruan: “DHE? Më vijnë shumë mesazhe që mi mbushin sytë me lot. Nuk jam dorëzuar ende, edhe pse shpeshherë e mendoj vërtetë. JU DUA”.

“E vërteta e pamundur”, e mbyll Flori postimin e tij.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al