6 Nëntor, 2017

Flavio Qarri ‘fut në grackë’ rivalët e medias, ja VIP-at që u dehën me verë të kuqe


Personazhe me emër të politikës, medias dhe spektaklit i thanë “po” ftesës së gazetarit të njohur Flavio Qarri pak ditë më parë,  për të shijuar jo një po pesë gota verë të kuqe njëra pas tjetrës brenda natës në Tiranë.

Tashmë drejtues i agjensisë së organizimit të eventeve “Fenix”, Qarri i ftoi figurat më në zë të gazetarisë dhe televizionit në eventin për degustimin e etiketave të reja të një kantine verërash. Por shumë prej tyre u ndjenë të befasuar pasi u duhej të trokisinin gotat me verë të kuqe me rivalët e tyre.

Në të njëjtin event u panë të shijonin gotat e verës së kuqe italiane; Erion Ylli, Armand Shkullaku, Nard Ndoka, Julian Deda, Florian Agalliu, Briken Fejzullai, Jonida Vokshi, e shumë e shumë të tjerë personazhe të famshëm.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al